Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në qytetin e Shkodrës, aty eshte luajtur ndeshja e basketbollit Vllaznia-Tirana.
Në një foto të publikuar në Facebook, kreu i shtetit shfaqet përkrah kryetares së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
“Edhe pak minuta për të shijuar derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj, bashkë me Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi. I lumtur të shoh kaq shumë sportdashës!”, shkruan Meta në postimin e tij.