syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Deri në 7 mijë euro? Irini Qirjako tregon fitimet në dasma: Shqiptarët i kanë rënë hiles

E ftuar në emisionin “Mes Yjesh”, së fundmi ishte një prej këngëtareve më të dashura shqiptare, Irini Qirjako.

Gjatë intervistës, gazetari Ronaldo Sharka e ka pyetur Irinin lidhur me fitmin në dasma dhe këngëtarja u shpreh se dikur hidhej shumë lekë ndërsa tani shqiptarët e kanë shtrënguar dorën.

Ronaldo Sharka: ”Për jetën e natës në Tiranë, thuhet që këngëtarët marrin nga 1 mijë, deri në 7 mijë euro. Po tregu juaj i dasmave, e arrin këtë shifër deri në 7 mijë euro? Apo e kalon?”

Irini Qirjako: ”Jo nuk është kështu! Përpara kur hidhej shumë lekë, bëhej nami. Tani shqiptarët e kanë mbledhur dorën, gjithë leku që mblidhet e merr çifti, nusja me dhëndrin! I kanë rënë hiles tani!”