“Deri vonë ishit shtet i dështυar”/ Media greke taΙΙet keq me Edi Ramën: Edhe emigrantët janë të orientuar drejt Europës, më shυmë sesa ti!

“Greqia nuk ka fqinjë të lehtë! Të paktën këtë tregon doktrina kombëtare e vëllazërisë. Por fqinjësia e mirë kërkon dy palë të sinqerta dhe në të kaluarën jo shumë të largët, kujtojmë se Greqia u tërhoq nga mentaliteti vjetër i fqinjëve të saj, në vend që t’i udhëhiqte ata me shembullin e fatit të saj perëndimor”, kështu e nis shkrimin e saj për kryeministrin Edi Rama, media greke Kathimerini.

Në vazhdim të analizës së saj, Kathimerini e cilëson Ramën si shumë pranë me Turqinë, ndërsa tallet me të duke thënë se emigrantët shqiptarë janë të orientuar drejt Europës edhe më shumë sesa vetë Kryeministri ynë.

“Kontributi grek në orientimin evropian të fqinjëve mund të konsiderohet tashmë një arritje e politikës së jashtme. Duke parë samitin e Tiranës, me liderët europianë në këmbë dhe duke parë spektaklin folklorik që Rama kishte përgatitur për ta, mund të thuhet se politika e jashtme greke ndaj Shqipërisë shpreh më shumë pritshmëritë e shumicës së shqiptarëve, se sa Politika e jashtme e Tiranës.

Shoqëria shqiptare, pjesa më dinamike e së cilës prej tre dekadash ka qenë e shpërndarë në Perëndimin Evropian (emigrantët), duket se është më e orientuar drejt një të ardhmeje evropiane sesa lidershipi i saj, lidhje që shpesh japin përshtypjen e tërheqjes së tij ndaj Turqisë”, shkruan Kathimerini.

Retorikës së Ramës se Greqia mashtroi BE-në për t’u anëtarësuar dhe se Shqipëria nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, media greke i përgjigjet: “Nacionalizmat nuk zhduken vetëm me bllofe diplomatike. Nuk mjafton simbolika e mbajtjes së një samiti europian në kryeqytetin e një shteti që deri vonë konsiderohej si shtet i dështuar për të hyrë në Europë.

A ka kuptim që të sillemi diplomatikisht, kur pala tjetër deklaron në çdo mënyrë se nuk pajtohet me këtë sjellje? Kur helmon klimën e bashkëpunimit me ofendime krejtësisht të panevojshme, si ajo e hedhur nga Rama se si hyri Greqia në Bashkimin Evropian?

Megjithatë, ne nuk duhet të ndjekim ritmin e paqëndrueshëm të një lidershipi që lëviz në një hapësirë tjetër kohore, në një tjetër “epokë” historike. Fuqia greke nuk duhet harxhuar për përshtypjet. Ne nuk duam një Libi të dytë të vogël në kufirin tonë verior. Rruga evropiane mund të duket e pafund, por ne nuk kemi një më të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *