Deshmia e vrasesit te 52-vjeçarit Agim Buci ne Kamez

    0
    272

    Vrasja e 52-vjeçarit pas grabitjes në Kamëz ka tronditur opinionin publik, ndërsa të tjera detaje janë zbuluar nga vrasësit.
    Ka qenë Vladimir Kurti ai që ka qëlluar mbi viktimën ndërsa i kërkonte xhiron ditore që nuk i kalonte 90 mijë lekët e vjetra.

    Ndërkohë shoku i tij Rruzhdi Hoden e ka shoqëruar dhe ka qenë pjesëmarrës në grabitje, ndërkohë që mendohet se të dy kanë qenë nën efektin e drogës.

    Autorët e kanë pranuar krimin ndërsa në dëshminë e tij Rruzhdiu ka thënë se nuk e kishte ai fajin.

    Ai ka deklaruar:

    Ladi më tha hajde me mua, marrim çfarë të gjejmë dhe i ndajmë bashkë. Unë vetëm e çova me makinë, nuk kam asnjë faj. Nuk e dija se do qëllonte.”

    Plani për grabitjen e marketit, ku u vra Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita Buci, është ideuar nga Vladimir Kurti, i cili jeton pranë banesës së familjes Buci, në rrugën ‘Beslidhja’, në Kamëz.

    Mësohet se 28-vjeçari e kishte piketuar dyqanin e familjes Buci, pasi kishte parë se në mbrëmje aty kishte pak lëvizje dhe pak ndriçim dhe zakonisht shërbente vetëm gruaja, pasi bashkëshorti i saj punonte në një kompani interneti.