/Dështon ρlani/ Sekυestrohen 15 mijë ρaund në Rinas, ja ku i kishte fshehυr 26-vjeçarja

Dështon ρlani/ Sekυestrohen 15 mijë ρaund në Rinas, ja ku i kishte fshehυr 26-vjeçarja

Një 26-vjeçare është arrestuar në Rinas pasi nuk deklaroi shumën monetare prej 15 mijë paundësh. Ajo kishte fshehur paratë në valixhe, por gjatë kontrollit rezultoi se sasia e parave nuk ishte deklaruar dhe për pasojë kjo shumë është sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Kontrolle të shtuara për goditjen e krimeve ndërkufitare. Evidentohet dhe goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 15 000 paund, procedohet penalisht 26-vjeçarja që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.