Detαje tronditëse për 22-υjeçaren në Tiranë! Është dhυnuar dhe hedhυr nga kati i dytë i banesës, në banesë kanë qenë 5 ρersona

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur 3 muaj në parë, ku një 22 vjeçare nga Kenia dyshohet se është dhunuar dhe ka përfunduar në gjendje kome.

Mësohet se 5 persona kanë qenë në banesën e së resë nga Kenia, mes tyre 4 shqiptarë dhe mikja e saj, po nga Kenia diten e ngjarjes së rëndë.

Sipas hetimeve ajo është dhunuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Mësohet se pas ngjarjes së rëndë, që ende nuk është zbuluar plotesisht nga autoritetet, këta persona janë larguar me 3 automjete të ndryshme.

Rikujtojmë se ngjarja ka ndodhur në muajin gusht dhe rasti është denoncuar vetëm para pak ditësh, nga e ëma e saj në një intervistë për Faxneës. Ajo tha se vajza e saj është dhunuar dhe nuk është hedhur vetë nga banesa ku ajo jetonte.