/Detektivja private tregon si e zbuIoi TRADHTlNË bashkëshortore: Nëse ai ka një Iidhje tjetër…

Detektivja private tregon si e zbuIoi TRADHTlNË bashkëshortore: Nëse ai ka një Iidhje tjetër…

Shkënda Lili, një detektive private që investigon çështje të ndryshme sipas kërkesave të klientëve, ishte e ftuar së fundmi në “Opinion”.

Lili tregoi se puna e parë që duhet të bënte pasi u fut në këtë profesion, ishte të zbulonte një tradhti bashkëshortore.

Detektivja tregoi se e ndoqi për 10 ditë personin dhe theksoi se nëse partneri ka një lidhje tjetër, automatikisht do të takohet renda 10 ditësh.

“Detektivi është një profesion si çdo profesion tjetër. Unë thjesht faktoj provat.

Puna e parë ka qenë tradhti bashkëshortore. Vitet e para ka qenë vetëm kjo. Ishte grua, dhe donte ndihmë sepse kishte dyshime tek partneri i saj dhe donte ta investigonim.

Vetë fjala detektiv do të thotë investigim. E ndoqa 10 ditë. Nëse partneri ka një lidhje tjetër, automatikisht do të takohet brenda 10 ditësh.

Provat tona janë faktike. Fotografi, video, vendndodhje ekzakte. Provat faktohen në ambiente publike”, theksoi ajo.