Dhakjato, trendi shqiptar i kafesë me dhallë që po çmend botën

    0
    308

    Shqiptarët njihen si konsumatorë të pijes së dashur të kafesë të cilën e kanë bashkëshoqëruese të gëzimeve dhe halleve dhe mes llojeve të ndryshme më e pëlqyera mbetet ajo e kafesë së përzier me qumësht e njohur me emrin makjato.

    Por ndërsa vitet kalojnë, moshat e reja mes trendeve të shumta që ndryshojnë nga dita në ditë duket se kanë arritur të identifikojnë brezin e ri që përfaqësojnë me një shije të re kafeje të padëgjuar më parë atë të kafes me dhallë.

    Dhalla është përdorur në Shqipëri që në lashtësi dhe njihet si pija që u jepte fuqi gladiatorëve si një pije energjike e ditëve tona. Por tashmë dhalla nuk është vetëm bashkëshoqëruese e byrekut me gjizë por edhe e kafesë dhe vjen me emrin e saj origjinal, dhakjato.

    Ky trend i pabesueshëm po përhapet me shpejtësi në të gjitha baret shqiptare duke konkuruar vodkën me Redbull pasi kudo porosia më e shpeshtë në veshët e kamarierëve është dhakjato.

    Turistë nga e gjithë bota po dynden në Shqipëri për të provuar dhakjaton, shijen e re që po cmend jo vetëm Ballkanin por edhe mbarë botën dhe që krenarisht njihet si shpikje e shqiptarëve.

    Burime pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se ky trend do ti japë hov të madh blegtorisë vendase pasi kërkesat për dhallë janë rritur në maksimum nga të gjitha baret sidomos ato bregdetare ku ardhja e stinës së verës pritet të konsumohet dhakjato nëpër shkuma party.

    Kryeministri Rama ka firmosur një vkm ku e shpall Dhakjaton pijen kombëtare të Skëenderbeut dhe u ka bërë thirrje bizneseve që tregëtojnë dhakjato që të mos abuzojnë me cmimin sidomos me vizitorët nga Kosova.