Dhëndrin e gjen beIaja, ish e dashura i shfaqet me fustan nusërie ditën e dasmës (Video)

0
301

Një e papritur i ka ndodhur të fundmi një çifti ditën e dasmës. Teksa ata kanë qenë duke celebruar dashurin e tyre, dhëndrin e ka gjetur beIaja pasi në sallën e dasmës është shfaqur ish e dashura e tij.

Ai ka mbetur pa fjalë kur ish-partnerja është shfaqur me fustan nusërie para tij dhe nuses. Në një video të shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në të gjitha mediat botërore, shihet se ish-partnerja e tij është duke qarë dhe bërtitur me të madhe dhe e ka kapur dhëndrin për dore dhe i lutet që të mos martohet.

Ndërkohë sipas ‘Daily mail’ ajo dëgjohet duke thënë se gjithçka ishte faji i saj dhe i kërkon të bashkohen përpara bashkëshortes së tij, e cila po priste të martohej. Bashkëshortja e djalit kinezë thuhet se ishte e shokuar dhe ka anulluar dasmën duke u larguar e zemëruar pas skenës së papritur.