Dhjetë fakte të çuditshme për Trekëndëshin e Bermudës (Video)

    0
    338

    Për Trekëndëshin e Bermudës pothuajse të gjithë kanë dëgjuar. Nuk ka pilot e marinar që para udhëtimit aty nuk i kanë hapur sytë mirë. Disa i ndërlidhin fenomenet e çuditshme me magnetizmin, disa me gazrat, të tjerët me Atlantidën, kusarët e jashtëtokësorët. Telegrafi u sjell disa nga faktet më misterioze që ndërlidhen me këtë Trekëndësh.

    Trekëndëshi i Bermudës është emri i trekëndëshit detar mes Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos në Oqeanin Atlantik, me një sipërfaqe prej rreth 1,140 kilometra katrorë.

    Edhe pse është një parajsë turistike, me plazhe të bukura me rërë, me palma, ka shumë teori interesante në lidhje me këtë hapësirë. Disa janë relativisht të pranueshme, ndërsa të tjerët janë me të vërtetë qesharake.
    Ky vend është i njohur si një vend ku nuk ka shpjegim se si zh.duken anijet dhe aeroplanët, ndërsa të dhënat e para për këto fenomene datojnë nga shekulli XV.

    Videoja e postuar më poshtë, për tre minuta tregon faktet më interesante dhe sekretet e pazbuluara të saj.

    – Gjashtë bo.mbardues të Marinës amerikane janë zh.dukur në vitin 1945, si dhe ekipet e shpëtimit që u dërguan për të shpëtuar ekuipazhin. Para se 27 njerëz të h.umbasin, piloti raportoi nga radioja se gjithçka duket e çuditshme, madje edhe oqeani.

    – Anija e Christopher Columbus lundroi në ujërat e qeta të Trekëndëshit në vitin 1492, kur ai vuri re lexime të çuditshme në busull dhe top të zjarrtë në qiell.

    – Gjatë shekullit të kaluar, aty kanë h.umbur 1000 jetë, ndërsa çdo vit mesatarisht zh.duken katër aeroplanë dhe 20 anije.

    – Bruce Gernon pretendon se ka h.umbur 28 minuta pasi fluturoi përmes një tuneli të reve që ka ndryshuar rrjedhën e kohës. Aeroplani u zh.duk nga radari, për t’u pastaj shfaqur në Miami Beach.

    – Drita e aeroplanit të Irving Riversit u vërejt dy kilometra nga toka më 1978, por ai u zh.duk në momentin kur vëmendja e kontrolluesit për një minutë u shmang në gjërat tjera.

    – Në shtratin e detit të Trekëndëshit ka nivele të larta të metanit. Kur një nga xhepat e gazit hapet, është në gjendje të rris dendësinë e ujit dhe të fundos anijet në sipërfaqe.

    – Trekëndëshi i Dragoit është si kipc i Trekëndëshit të Bermudës në Oqeanin Paqësor. Është shpallur zonë e rrezikshme në vitin 1950, kur 700 detarë h.umbën për vetëm dy vjet.

    – Disa besojnë se nën Trekëndëshin e Bermudës fshihet Atlantida mitologjike dhe se kristalet e saj ndikojnë në funksionimin e busullës dhe radarit.

    – 306 persona ishin të humbur, kur anija US Cyclops u zh.duk më 1918. Kjo ishte hu.mbja më e madhe e jetës që marinarëve jashtë luf.timit.

    – Baza për testim e quajtur AUTEC, e njohur si Zona 51 Detare, është vendosur në afërsi të Trekëndëshit të Bermudës dhe thuhet se aty janë vërejtur shumë objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO).