/Dhuratë nga Italia, mbërrijnë në Durrës mjetet zjarrfikëse

Dhuratë nga Italia, mbërrijnë në Durrës mjetet zjarrfikëse

Kanë mbërritur mbrëmen e sotme në Portin e Durrësit nga Ancona 3 mjete  zjarrfikëse si dhe 2 mjete mbështetëse,

të dhuruar nga Trupa Kombëtare Zjarrfikëse Italiane për Prefekturën dhe Bashkinë e Durrësit,

në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Ofrimin Reciprok të Bashkëpunimit për Aktivitetet Logjistik të Asistencës Publike.

Përveç mjeteve zjarrfikëse ka edhe pajisje.

Të pranishëm ne ceremonine e dorezimit janë Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci, Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako dhe Prefekti i Durrësit.

Gjatë tërmetit të 26 nëntorit në ndihmë të Shqipërisë mbërritën 174 forca zjarrfikësish italianë.