/“Dhuratë” speciale për të gjithë përdoruesit, nga 1 janari i 2020-ës ky shtet zyrtarizon legalizimin e mar ijuanës

“Dhuratë” speciale për të gjithë përdoruesit, nga 1 janari i 2020-ës ky shtet zyrtarizon legalizimin e mar ijuanës

Autoritetet zyrtare në Chicago të SHBA-së kanë vendosur që të 1 janar 2020 t’i bëjnë një dhuratë për festa, përdoruesëve të mari juanës, raporton ABC7Chicago.

Në ditën e parë të Vitit të Ri, ky shtet legalizon mari juanën rekreative dhe me këtë ligj të ri, personat e moshës 21 vjeç e lart, banorë ose turistë të Chicagos, do të jenë në gjendje të blejnë ligjërisht deri në 30 gr lule mari juane, 5 gr koncentrat mari juane, ose 500 gr produkte ku është përfshirë THC, siç janë ato që merren përmes ushqimit.

Konsumatorët e kësaj bime pritet të vërshojnë në atë pjesë të vogël dyqanesh, të licensuara për të tregëtuar mari juanën rekreatikve.

Në pjesën veriore të qytetit, një tregtar shiti 250 dollarë bileta, për klientët që dëshronn të ishin të parët në rradhë, kur dyqani i tij të hapte dyert mëngjesin e së mërkurës së ardhshme.

Një tjetër dyqan, Dispensary 33, këtë herë në qendër, do të përdorë një sistem lajmërimi për klientët që do të jenë duke pritur në barin ose restorantin ngjitur.

‘E gjithë lagjja po bashkohet në festë … do të jetë një botë krejt e re për Chicago-n duke filuar nga 1 janar,’Abigail Watkins, menaxhere e një nga dyqaneve që do të ofrojë këtë bimë për përdoruesit e saj.