/Dikur u refuzua në mes të emisionit, rikthehet Arditi: Tani vajzat më propozojnë vetë

Dikur u refuzua në mes të emisionit, rikthehet Arditi: Tani vajzat më propozojnë vetë

Mbrëmjen e djeshme ka qenë episodi i fundit i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ku moderatorja Arbana Osmani kishte ftuar në studio disa nga personazhet që prekën shqiptarët me historitë e tyre. Një ndër të ftuarit ishte edhe Ardit Toromani, i cili pak muaj më parë bëri bujë në media dhe në rrjetet sociale me historinë e tij.

Arditi i’u drejtua emisionit pak muaj më parë për të ftuar në studio një vajzë me të cilën ishte njohur në Instagram. Ai i shprehu pëlqimin vajzës live në emision, megjithatë ajo e refuzoi publikisht. Arditi ka rrëfyer se tashmë e ka harruar atë vajzë dhe se pas pjesëmarrjes në emision vajzat e kërkojnë vetë.

“Ditët e para pas pjesëmarrjes në emision kam qenë me an.kth se çfarë do të ndodhte, por tani s’më bën përshtypje fare. Prisja gjykime nga më të ndryshme, por i lashë të gjitha. Kam folur me shumë goca të tjera. Jeta ime ndryshoi papritur, ndodhi diçka e bukur për mua se u bëra person publik dhe tani për momentin pres të arrij famën time, të bëhem i famshëm, kam dëshirë të bëhem aktor te Portokallia.”, rrëfeu Arditi, ndërkohë që Arbana e pyeti se nëse është tani i lidhur.

“Tani kam të dashur nëpërmjet Instagramit e kam gjetur, tani s’kam ca të bëj më propozojnë vetë. Deri dje ajo korçarja më bëri rolin e të vështirës, tani më propozojnë ato vetë, bëj unë rolin e të vështirit”, ka thënë ai duke shkaktuar të qeshura.