/Disa foto te femrave me te njohura ne Shqiperi qe kane haruar te depilohen

Disa foto te femrave me te njohura ne Shqiperi qe kane haruar te depilohen

Është normale që ndonjëherë të harrosh të depilohesh, por kur bën foto dhe e poston në rrjete sociale, atëherë ndodh belaja. Kjo u ka ndodhur shumë VIP-ave e fotot e tyre me qime nënsqetulla, në këmbë, në fytyrë e në zona intime kanë pushtuar rrjetin. “Xing.al” ju sjell një listë me fotot e VIP-ave shqiptarë që kanë harruar të depilohen, foto të cilat ata tashmë i kanë fshirë.

Vildane Zeneli u komentua shumë për këtë foto pak kohë më parë, pikërisht për qimet që shihen në të pasmet e saj. Modelja atë ditë e bëri Instagramin privat dhe e fshiu foton.

Edhe një foto e Encës e publikuar 2 vite më parë ku shfaqej në plazh bëri xhiron e rrjetit pasi këngëtarja kishte harruar të depilonte sqetullat siç e shihni në foto.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Rovena Stefës e cila ka publikuar një foto ku duket shumë seksi me dekoltenë e hapur por kishte harruar të depilonte zonën e sqetullave e kjo gjë nuk kishte si mos të vihej re.

Dy vite më parë edhe foto Nora e Istrefit në plazh ka patur shumë reagime pasi këngëtarja shfaqet me mustaqe të cilat dalloheshin edhe së largu. Kjo foto u fshi menjëherë nga këngëtarja.

Adelina Tahiri në një prej fotove ekspozonte gjoksin e shfaqej pa makeup, por ndjekësit nuk kanë lënë pa vënë re edhe pjesën e sqetullave ku këngëtarja nuk është kujdesur për qimet e tepërta.Xing.al

Por edhe foto e Fjolla Morinës dikur pushtoi rrjetin pasi këngëtarja siç duket nuk e kishte vënë re që në pjesën e sqetullave ishte e padepiluar dhe foton e publikoi në rrjete sociale.

Po foton e Dafinës në plazh e mbani mend? Me siguri që po pasi këngëtarja asokohe u bë objekt talljeje ndonëse ende as sot nuk dihet nëse ajo e kishte bërë vetë për t’u tallur apo vërtet sqetullat e saj ishin të padepiluara.

Linda Halimi mendoi se tek kjo foto të gjithë do fokusoheshin tek trupi i palestruar, por në të vërtet të gjithë vunë re qimet në zonën e sqetullave dhe në zonën e bikinit, kështu që foto më pas u fshi.

Ndërsa Emina Çunmulaj nuk e pati fare problem kur ndjekësit i vunë në dukje faktin që këmbët e saj ishin të padepiluara. “Isha më entuziaste të dilja jashtë e të merrja rreze sesa ta harxhoja kohën dhe të depiloja këmbët”, tha modelja.

Edhe një foto e Xhesika Ndoj ku tregonte tatuazhin pati shumë reagime pasi në këmbën e saj dalloheshin disa qime e komentet për këtë pjesë nuk kishin të ndalur.

Ndonëse është foto profesionale, Linda Rei siç duket ka dashur vetë të tërheq paksa vëmendjen duke mos u depiluar në zonën intime pasi qimet duken qartazi.

Edhe tre banoreve të “Big Brother 9”, u ka ndodhur e njëjta gjë me qimet në sqetull, Fotinia ndodhej në dasmë, Ambra e postoi vetë foton dhe e fshiu pas komenteve që ja vinin në dukje ndërsa Gerta shfaqej duke bërë video./Xing.al