/Djali shkodran në haII të madh/ Dua të fejohem me një vajzë 11 vite më të madhe, po nuk më lë mami

Djali shkodran në haII të madh/ Dua të fejohem me një vajzë 11 vite më të madhe, po nuk më lë mami

Një djalë shkodran dashuron një vajzë më të madhe në moshë, por për këtë lidhje familja e djalit është vënë pengesë e madhe.

Djali thotë se vajzën e dashuron, por nga ana tjetër e ëma kërkon që ai të largohet prej saj. Kjo është historia e rrëfyer.

“Jam një 24-vjeçar nga Shiroka dhe jam marrëzisht i dashuruar me një kolege të punës që është 11 vite më e madhe se unë.

Nuk e tregon hiq moshën, madje duket edhe më e re se unë në paraqitjen e jashtme.

Ajo ka qenë njëherë e martuar, por ai tipi nuk bënte për këtë dhe janë ndarë. Fëmijë nuk kanë.

Normal këtë histori e dinë njerëzit që e njohin dhe më njohin, por unë nuk e kam problem.

Unë e dashuroj atë dhe e vlerësoj si njeri dhe për mua kaq mjafton, e shkuara është e shkuar.

Por problem tani është vetëm familja ime.

Babi nuk do, por nuk është se bën potere.