Djemtë “cuba” të politikanëve shqiptarë, sherret që i morën në qafë

    0
    294

    Edhe fëmijët e politikanëve shqiptarë janë përfshirë në ngjarje të bujshme.

    Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë marrë superxhiro dhe kanë vepruar me shume sec duhet ne gjaknxehtësi e sipër.

    Djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani është përfshirë në një sërë vrasjesh, por me e bujshmja ishte ajo e masakrës ku la të vdekur 4 persona, ndër ta edhe mikun e tij të ngushtë.

    Aktualisht ai po vuan dënimin.

    Një tjetër person që ka pasur probleme me ligjin është edhe Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, njëherësh edhe kryetar parlamentit shqiptar.

    Ai është shoqëruar për armëmbajtje nga policia e Durrësit.

    Mësohet se pas marrjes në pyetje nga policia ka lënë të lirë Ruçin. Ledio Ruçi, djali i deputetit të PS-së Gramoz Ruçi, ka një precedent tjetër në një plagosje me armë në Tiranë, ngjarje për të cilën në vitin 2005 është shpallur i pafajshëm.

    Megjithate, duhet thene qe si djali i kryetarit te Kuvendit ushtron nje detyre jo pak te rendesishme. Ai punon tek ANTA, agjensia ndërkombëtare e trafikut ajror.

    Djali i deputetit Tom Doshi, i cili është vetëm 16 vjeç duket se bën një jetë tepër luksoze. Nëse bën një vëzhgim në profilin e tij në instagram ai shihet në foto me makina të fundit dhe në vende luksoze.

    Ora të shtrenjta, pushime nëpër Europë dhe veshje firmato.

    James Doshi, është edhe një gangster i vogël, pasi ai është shoqëruar disa herë nga policia.

    Por ajo që mori dhenë ishte kur u përfshi ne një sherr bashkë me djalin e ish-deputetit, Ndriëim Babasit me disa bodyguardë.

    Sherri me grushta të ndodhur në një lokal në zonën e bllokut. Ata janë konfliktuar me grushte me badigardët e lokalit.