/“Do binte një të rmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…”

“Do binte një të rmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ir.onizuar kthimin e kryeministrit Edi Rama nga një udhëtim në të cilin ishte nisur gjatë ditës së djeshme, kur nisi të bjerë t.ërmet.

Ai e ka nisur shkrimin e tij me një thënie të Erion Velisë, në të cilën kreu i bashkisë shprehet se dje e kuptuam se kemi nevojë të rrimë me nëri-tjetrin. Sipas Manjanit, ai është më i sigurt, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me Veliajn.

Në vijim, ish-ministri komenton kthimin e Ramës nga rruga, teksa thotë se është e paqartë se si u realizua kthimi, e shton ir.onikisht se ndoshta u hodh me parashutë.

Sa i takon mbledhjes së Ramës me kabinetin qeveritar në orët e vona, mund të thuhet se do binte një tër.met më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…

Ja postimi i tij i plotë:

Hajde mbaje prop.agandën tani!
“Dje kuptuam se kemi nevojë të rrimë me njëri-tjetrin”- prop.ogandon Erion Veliaj.

Jo për besë, nuk kam nevojë hiç të rri me ty! Jam më i sigurtë, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me ty!

Po dje, më saktë mbrëmë vonë selinë e qeverisë e vizitoi vetë Kryeministri. Kishte kohë pa hyrë brënda. Në mbledhjen e qeverisë jo e jo.

Po mbrëmë arriti të shohë në të njëtën kohë ministrat e kabinetit.
Ndërkohë në lajme na u sh.it një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për New York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.
Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me par.ashutë…

Pavarësisht, qeveria pati nderin të mblidhet nga vetë Kryeministri.
Siz.mologu i rilindur do deklarojë sot se do binte një të.rmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…
Duket si gallatë, por jo më ç.udi.
Nuk mbahen jo!