Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se deputetja Rudina Hajdari ka krijuar një parti të vetën.
Në raportimet e bëra, thuhej se Hajdari ka krijuar partinë “Bindja Demokratike”.
Mirëpo, deputetja Hajdari i ka përgënjeshtruar zërat mbrëmjen e sotme, duke u shprehur se s’po krijon asnjë parti dhe se lajmi është i rremë.
Në një reagim për Opozita.com, Hajdari është shprehur:
Opozita e Re i kalon përmasat e demokratëve të larguar apo ish-ministrave te qeverisë Berisha. Ne synojmë krijimin e një koalicioni më të gjerë me çdo faktor të djathtë, me qëllim largimin e kastë mafloze në politik dhe pushtet”
Në fund, Hajdari ka thënë se lajmet janë të rreme dhe janë trilluar nga mediat qeveritare për të ulur vlerat e opozitës së re.