Do qeshni me lot: Publikohet video me gafa nga xhirimet ‘2 gisht mjaltë’

    0
    284

    Filmi “2 gisht mjaltë”, po bën namin në kinema prej disa ditësh, me kërkesa të shumta për ta ndjekur dhe në 24 orë theu rekord në historinë e kinemasë shqiptare me mbi 5 mijë bileta të shitura vetëm në Cineplexx.

    Së fundmi janë publikuar disa momente nga xhirimet e filmit ku aktorët kanë bërë gafa, nuk kanë mbajtur dot të qeshurën e ka pl.asur gallata mes tyre.

    Me siguri me këtë video do qeshni me lot ashtu siç keni qeshur edhe me filmin “2 gisht mjaltë” i cili vazhdon të jetë më i shituri në kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

    Kujtojmë që “2 gisht mjaltë”, vjen me produksionin e Mamaqi production, regjinë e Emir Khalizadeh dhe Ermal Mamaqit dhe me role kryesore Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin.