Do të HABlTENl: Ky është politikani më i pëlqyer nga shqiptarët 4 muaj para zgjedhjeve të 25 Prillit

0
593

Dokumentari i “Memory” nga Baton Haxhiu ka prezantuar këtë herë të gjeturat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve.

Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.

Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin tyre politik.

Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas.

Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës. 42.5% e shqiptarëve deklarojnë se bindjet e tyre politike janë më afër qendrës.

Ndërsa 24.6% thonë se janë majtas dhe 14.2% janë djathtas.

Gjithashtu sondazhi tregon edhe disponimin momental të shqiptarëve se kë preferojnë politikisht.

Sipas sondazhit është një politikan i majtë që mbetet i preferuar për shqiptarët.

Edi Ramës i besojnë 19% shqiptarët kundrejt Lulzim Bashës 6.1%. sipas këtij sondazhi edhe pëlqyeshmërinë për qytetarët vijon ta këtë Rama me 46.4, pas tij Erion Veliaj 41.9%, Sali Berisha 30.9%, Lulzim Basha 26.3% dhe në fund Ilir Meta 17.7%.

“Opinioni pozitiv për Berishën ka kuotë më të lartë se për Bashën dhe ky është problemi kryesor i Lulzim Bashës si udhëheqës i opozitës”, shprehet Eduard Zaloshnja.