/Do të truIIoseni, shumat e majme që marrin konkurrentët e Për’puthen

Do të truIIoseni, shumat e majme që marrin konkurrentët e Për’puthen

Shumë konkurrentë të emisionit “Për’puthen” kanë bërë lojëra shpërblyese, dhe duke marrë një popullaritet të madh të ndjekësve në rrjete sociale, e që këtë gjë e kanë kthyer në biznes.

Çmimi që të bëheni pjesë e këtyre lojërave shpërblyese është mbi 500 euro, ndërsa reklamimet e ndryshme për biznese sillen mbi 200 euro deri në 1500 euro. Në këtë çmim hyjnë postimet njëherë në ditë, disa herë në javë.

E që ky çmim ndryshon varësisht nga kërkesa e konkurrentëve.Së fundmi, produksioni i “Për’puthen”, ka krijuar një aplikacion që ka një parapagesë prej 3.99 ‎€ në muaj dhe në të shfaqen intervista, video, fotografi nga prapaskenat e emisionit dhe ngjarjeve të ndryshme, raporton Express.

Emisioni i dashurisë që për qellim ka të njohw të rinjtë shqiptarë së bashku dhe të përfundojnë në çifte.

E që tani është duke u zhvilluar sezoni i dytë i këtij programi, e në sezon të parë si çift nga emisioni doli Ina dhe Geri, por që më pas dyshja u ndan. Ndërsa të tjerët vazhduan njohjen jashtë programit.

Në sezonin e dytë, çifti i parë ishte ai i Andit me Tean, por se kjo e fundit pas daljes së emisionit njoftoi që ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Emisioni ka vazhduar duke marrë klikime të shumta, që shpeshherë është akuzuar se i gjithë programi është me skenar i përgatitur dhe e gjitha është vetëm për biznes.

Pasi gjatë këtij sezoni në media kanë qarkulluar shumë skandale të ndryshme, që nga fotografitë e Anës me Arjon Lulin, çifti Tea – Andi e që doli të jetë në lidhje me Beartin, akuzat për një lidhje të mundshme të Andit me Melisën, njohja e konkurrentëve edhe nga jashtë.

Tea në aplikacionin që kanë hapur me pagesë tregoi rreth ndarjes së saj nga Bearti, ku ndër të tjera tregoi edhe për marrëdhënien me Andin. /Express