Disa javë më parë, nga “Për’puthen” u përjashtua konkurrenti Eri Aga për shkak të një përplasje fizike, që pati me një tjetër ish-konkurrent.
Dy djemtë u kapën fillimisht me fjalë brenda studios dhe jashtë saj situata precipitoi në dhunë fizike, ndërsa pamjet u publikuan në emision.
Për këtë arsye produksioni i “Për’puthen” mori një vendim drastik ndaj dy djemve, duke i përjashtuar ata.
Pas këtij vendimi, Ledjana shpërtheu në lot jashtë programit, duke u shprehur se ishte ajo fajtore që Eri reagoi aq keq, sepse pak çaste me pare kishte kercyer me Mevlanin.