/Dosja e TRAGJEDlSË së ‘Gërdecit’, ‘SYPESHKAQENIT’ i ‘vihet Iaku në fyt’, Taulant Balla zbuIon hapin e radhës

Dosja e TRAGJEDlSË së ‘Gërdecit’, ‘SYPESHKAQENIT’ i ‘vihet Iaku në fyt’, Taulant Balla zbuIon hapin e radhës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Apelit në SHBA ndaj Shkëlzen Berishës, i cili humbi gjyqin me gazetarin amerikan Guy Larson, i cili ka botuar librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit.

Balla deklaron se drejtësia vonon, por nuk harron.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

DREJTËSIA VONON POR NUK HARRON

DREJTËSIA AMERIKANE KONFIRMON PËRFSHIRJEN DHE FAJËSINË E SHKËLZEN BERISHËS DHE PËRMES TIJ TË SALI BERISHËS NË MASAKRËN E GËRDECIT

VENDIMI I GJYKATËS AMERIKANE ËSHTË DETYRUES PËR RI-HAPJEN E HETIMIT PËR KRIMIN SHTETËROR NË GËRDEC

Një Gjykatë Apeli në SHBA ka rrëzuar përsëri pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht, por mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh dhe për krimin shtetëror të Gërdecit. Por Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën.

Gjyqtarët amerikanë në vendimin e shpallur dje, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duje u shorehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova të rrëzojnë faktet  dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.”

Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë.

https://ëëë.courthouseneës.com/ëp-content/uploads/2020/09/11th-cir-ëar-dogs.pdf