/Drejt qeverisë tranzitore/ Basha me aleatët firmos për koalicionin, ja marrëveshja me 10 pika

Drejt qeverisë tranzitore/ Basha me aleatët firmos për koalicionin, ja marrëveshja me 10 pika

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur paraditen e sotme një takim me aleatët e tij për firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.

Marreveshja e pare u be mes Bashes dhe kreut te Partise Republikane, Fatmir Mediut.

Në takim veç Bashës, jane edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore.

Në marrëveshjen që do të duhet të marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve opozitarë do të përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore.

Pas marreveshjes se firmosur me Mediun e PR, Basha ka firmosur marreveshjen me Agron Duken, e PAA-se. duka basha

Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

PANORAMA

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

7. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8. Angazhohemi për Iufte pa kompromis ndaj kr.imit të organizuar

9. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

10. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare