Në një zonë të Rusisë është zbuluar një kuti e vjetër e groposur në tokë, kuti kjo e cila duket se është aty prej luftës së fundit botërore.
Fotografitë e kësaj kutie tregojnë se në të kishte veshje, alkool, para, cigare dhe pajisje të tjera ushtarake.
Një zbulim i këtij koleksioni është i rrallë për faktin se është zbuluar në Rusi, transmeton Gazeta Express.
Kutia ishte përplot përmbajtje të luftës. Aty u gjetën para gjermane, të cilat ishin përdorur gjatë regjimit nazist.
Madje, kutia e cigareve ishte ruajtur në mënyrë perfekte.