“Duplex-i” në ‘krizë’, dy aktore ikin papritur nga programi

    0
    297

    Tashmë jemi mësuar me programi i humorit “Duplex”, ku aktorët me skeçet e batutat e realizuara pa skenar na dhurojnë të qeshura çdo të shtunë.

    Këtë sezon, kastit të madh të aktorëve I janë bashkuar edhe dy bukuroshet Arta Elezaj dhe Rashel Kolaneci. Arta ishte pjesë e programit që prej fillimit të këtij sezoni ndërsa Rashel u bë pjesë muajin e kaluar.

    Mirëpo mesa duket dy vajzat siç duket nuk do t’i shohim më në Duplex.

    Sipas “Xing.al” mungesa e Rashelit dhe Artës për dy puntata rresht në “Duplex” tregon se bukuroshet mund të jenë larguar nga programi i humorit.