Dy adoleshentë ishin duke gërmuar, ajo që gjetën ngriti në këmbë një shtet të tërë

0
413

Dy adoleshentë izraelitë kanë zbuluar një thesar me qindra monedha ari që datojnë prej 1.100 vitesh.

Monedhat që ishin futur brenda një kavanozi, u zbuluan gjatë një gërmimi arkeologjik në Yavne të Izraelit, sipas CNN.

Eksperti Robert Kool tha se monedhat datojnë që prej fund shekullit të IX-të, kur rajoni ishte nën sundimin e Kalifatit Islamik Abasid.

425 monedhat e gjendura janë prej ari të pastër 24 karat dhe peshojnë 845 gram.

https://youtube.com/watch?v=fKKNRNaWfPE%3Ffeature%3Doembed

Me një shumë të tillë, një person mund të blinte një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira në Fustat, kryeqyteti i pasur i pasur i Egjiptit asokohe“, deklaroi Kool.

Sipas drejtuesve të sitit të gërmimit, gjetja e një sasie të madhe tëmonedhave, është jashtëzakonisht e rrallë.

Ari shpesh shkrihet dhe ripërdorej nga qytetërimet e mëvonshme.