/E ραpritur! Dorëhiqet deρυteti i Partisë Demokratike (EMRI)

E ραpritur! Dorëhiqet deρυteti i Partisë Demokratike (EMRI)

Alfred Rrushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike.

Mësohet se Rushaj ka dhënë dorëheqjen për arsye personale. Ai më parë ka mbajtur postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kur kjo forcë politike drejtohej nga ish-kryetari Lulzim Basha.

Në janar të këtij viti, Rushaj do të njoftonte largimin nga posti i kreut të grupit parlamentar si dhe posti i nënkryetarit të PD-së.

Rushaj ka shërbyer si Zv.ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh), ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, si dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri. Ai ka qenë pedagog i Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1999 deri në vitin 2004.