E ραralajmëron Taulant Balla në Kuvend: Berisha shυmë shpejt do shραllet “non grαta” edhe nga BE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në Kuvend në lidhje me vendimin e qeveris për të shkëputur çdo marrrëdhenie me Iranin, pasi e akuzoi për sulmin kibernetik.

Balla tha se të gjithë duhet të jenë bashkë në këtë vendmim të marrë nga qeveria shqiptare.

Ndë të tjera Balla sulmoi Sali Berishën duke thënë se është një turp për Kuvendin që një person i shpallur non-grata nga SHBA dhe Britani është akoma aty, teksa paralajmëroi se shumë shpejt edhe BE do ta shpallë të padëshiruar.

“Nuk Hyj unë të bëj diskutim me parafolsin (i referohet Berishës). Por e kam me ata që folën në emër të opozitës. Parafolsi ka bërë gjithçka kundër interesave te Shqipërisë.

E vërteta është se do kisha mirëpritur sot…dje është njoftuar publiku me vendimin më të rëndësishëm.

Dikush e bëri Alibea,j që tha se u mor ky vendimi, ndërkohë që kjo gjë sot është objekti që merr vëmendjen kryesore në të gjitha mediat botërore. Një vendimarrje e marrë e konsuluar me partnerët tanë strategjik.

Sot ca do thoni që asnjëri, e di shumë mirë se askush nuk mban krahun e Iranit. Por e vërteta është që qeveria ka marrë dje një vendim, i vëshitrë por i bazua në prova konkrete.

Ky është një moment ku ne natyrshëm duhet të jemi të gjithë bashkë. Sa i përket çështjeve të integrimit e sigurisë kombëtarë ne nuk duhet të kemi dallim. Çdo institucion publik, që ne duhet të zbatojmë urgjentisht këtë ligj, pra vendosjen e flamurit të BE-së.

Sa për të tjerat për tradhtira për babëzinë e gjithçka tjetër kam thënë shpesh është në turpin e këtij Kuvendi që një i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania, dhe shume shpejt dhe nga BE vazhdinë i lirë të jetë këtu” tha ai.