/E ρazakontë! Policia njoftοhet për krίsma, gjen “Range Rover-in” të ραrkuar mbi “Golf”! (FOTOT)

E ρazakontë! Policia njoftοhet për krίsma, gjen “Range Rover-in” të ραrkuar mbi “Golf”! (FOTOT)

Londër- Policia njoftohet për krisma, por në vendin e ngjarjes gjen një skenë të habitëshme. Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër.

Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës pas raporteve për të shtëna me armë.

Por ajo që gjetën ishte një Range Rover i vendosur mbi një Golf GTI.

Një banor tha: Dëgjova një zhurmë. E dija që ishte një armë zjarri. E frikshme.

Edhe përdoruesit e Twitter spekuluan se si makina përfundoi në një pozicion të tillë, me një shkrim: “Si ndodhi? Parkimi më i tmerrshëm”.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur vërtet të shtëna, tha Policia Metropolitane.