/E çuditshme! Zbulohet emri i Kryeministrit të ri që ka propozuar opozita, për të zëvendësuar Ramën

E çuditshme! Zbulohet emri i Kryeministrit të ri që ka propozuar opozita, për të zëvendësuar Ramën

Opozita ka propozuar një emër të ri për Kryeministër.

Gazetari Vladimir Lame i ftuar në emisionin “360 Gradë” zbuloi se opozita i ka paraqitur diplomatit të BE, Bernd Bochardt emrin e deputetit të PS-së, Ditmir Bushati për kryeministër.

Pjesë nga biseda:

Lame:

Në takimin e Ambasadorit të BE-së, Bochart tek Rogner me përfaqësuesit e opozitës është përmendur emri i zotit Bushati apo jo?”
Gaba:

Jo nuk është përmendur emri me sa mbaj mend unë.”
Lame:

Unë kam qenë i pranishëm aty. Para takimit të partive opozitre me Bochart, Mediu ka pasur një takim rreth 90 minuta me zotin Bushati. Në atë tryezë ku ju keni qenë dhe keni mbajtur shënime, Mediu i ka paraqitur emrin e Bushatit, zotit Bochart. Ju keni qenë në atë ambjent e keni dëgjuar dhe më vjen keq që e mohoni.”