/“E d αshυroj”, ky është 22 υjeçari shqiptar që ρërndoqi 11 υj. eçaren në Angli

“E d αshυroj”, ky është 22 υjeçari shqiptar që ρërndoqi 11 υj. eçaren në Angli

Personi në foto është 22-vjeçar shqiptar, Erson Sinaj i arrestuar në Londër, pasi përndiqte një vajzë 11 vjeçe, të cilën e kishte parë në një park. I riu shqiptar përndoqi për katër ditë minorenen, duke iu thënë familjarëve të saj se ishte dashuruar me të.

Ndonëse policia dhe fqinjët i thanë të largohej, ai trokiti vazhdimisht në derën e banesës dhe qëndroi duke pritur jashtë dritares së dhomës së saj të gjumit, përgjatë gjithë natës.

Fillimisht nëna e vajzës kishte menduar se ai ishte një hajdut që po tentonte t’i vidhte shtëpinë, por më pas kuptoi të vërtetën dhe iu drejtua autoriteteve.

Pasi u arrestua, Sinaj iu tha policëve se kishte parë një vajzë në park që i pëlqente, se e donte dhe se nëse donte ta ndiqte dhe se askush nuk mund ta pengonte ta bënte këtë.

Ai më vonë pranoi se kishte shkaktuar alarm apo shqetësim serioz në familjen e të miturës.Gjykata britanike e ka dënuar të riun shqiptar me 8 muaj burg për përndjekje.