Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.
Rudina ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, e padyshim që kthimi në Shqipëri nuk ka qenë aspak i lehtë.

Vajza e Azem Hajdarit është tepër e rezervuar sa i takon jetës private, të cilën e mbron me fanatizëm.
Bashkëshorti i saj Muçjo Demiraj vazhdon të jetojë në Amerikë.
Ka kompaninë e tij në fushën e investimeve.

Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18.
Dasma e tyre është zhvilluar në New York. Çifti ka së bashku një vajzë, Sihanën.

