E frikshme! Restorantin plot me klientë e merr lumi, shikoni çfarë ndodh

    0
    279

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi, afër qytetit të Samaras.

    Një lokal i ngritur mbi një konstruksion metalik në bregun e lumit Vollga, papritur u shkëput dhe nisi të lundrojë.

    Në ato momente brenda restorantit ndodheshin shumë klientë që kanë kaluar momente tmerri.

    Fatmirësisht struktura nuk u fundos dhe nuk pati persona të lënduar.

    Autoritetet rimorkiuan restorantin dhe e sollën drejt bregut, duke sjellë në tokë të sigurt të gjithë klientët.

    Ndaj pronarëve të restorantit ka nisur një hetim për respektimin e rregullave të sigurisë./a.m./noa.al/