E FRIKSHME, VOGËLUSHI HIPËN MBI NJË PITON 7 METRA TË GJATË, PAMJE QË TË NDALIN FRYMËN

    0
    274

    Vogëlushi Truong nga Thanh Hoa i Vietnamit, është lejuar nga familjarët e tij, që të qëndronte sipër një pitoni gjigant.

    Reptili i gjatë shtatë metra, është bërë lojë për trevjeçarin që dëshironte të luante me të, por ka mundur ta pësonte keq sikur të sulmohej prej tij.

    Këtë kafshë që peshon afro 80 kilogramë, e kishin sjellë ujërat e vërshimeve, që janë shkaktuar nga shirat e shumtë.

    Për pasojë, 54 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë mbetën pa shtëpi.