Mund të keni dëgjuar që çmimi i pronave të paluajtshme është rritur nga viti në vit dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me çmimet e banesave.
E njëjta gjë po ndodh edhe në një fshat të largët, të quajtur Willand, i cili po rritet çdo vit me nga 2 centimetra dhe ekspertët nuk e kanë aspak idenë pse po ndodh kjo.
Willand në Devon, është një fshat me rrugë të drejta, me shumë pemë që varen në çatitë e shtëpive por edhe me një diskotekë dhe një klub futbolli.
Ngritja e pashpjegueshme e tokës u vërejt nga ekspertë të Geomatic Ventures Limited, një kompani që u formua nga Universiteti i Nottingham.
Ata mblodhën imazhet satelitore të zonës në periudhën nga 2015 në 2017, duke dashur të bënin hartën ku do të shikonin zhvendosjen e territorit të Britanisë së Madhe.
Pavarësisht situatës, ekspertët nuk dinë të japin një shpjegim për këtë fenomen. Ata e quajnë të çuditshëm, të tjerë e përshkruajnë si një problem që vjen nga thellësia e nëntokës, por ende askush nuk di të thotë diçka të qartë.