E frikshme,në shtëpi lëvizin gjërat pa i prekur, familjarët mendojnë se po ndiqen prej fantazmave (Video)

    0
    281

    Familjarët që banojnë në një shtëpi në Kent të Anglisë, kanë vënë kamera në shtëpi, nga frika se po ‘ndiqen prej demonit’ shkaku i aktiviteteve të pazakonta që po u ndodhin.

    Madje, ata po i ndjekë një poltergeist – fantazma me aftësi të lëvizë gjërat.

    Robert, Pauline dhe i biri tyre Barry, që nuk zbulojnë mbiemrin, nga frika se mund të bëhen shënjestër e ndjekësve të fantazmave, jetojnë në të njëjtën shtëpi për dhjetë vjet, transmeton Telegrafi. Por, në gjashtë vitet e fundit, në ambientet e brendshme po ka ndodhi të papërshkrueshme, kryesisht në dhomën e 33-vjeçarit dhe rreth tij.

    Shkaku i rrëfimeve të tyre, familjarët dhe miqtë më nuk po i vizitojnë, duke bërë që Robert të instalojë në fillim të këtij viti kamerat, për të kapur shpirtin e pretenduar.

    Pamjet e filmuara, tregojnë lëvizjen e gotës, rënien e pecetës, largimin e karriges, si dhe derën që mbyllet pa u prekur nga askush, në mesin e shumë aktiviteteve rrëqethëse.Ata kërkojnë nga njohësit e aktiviteteve paranormale një shpjegim, pasi kanë frikë për fatin e tyre në atë shtëpi.