/E FRlKSHME! Këtë verë do jetë vala më e lartë e të nxehtit që prej 1950

E FRlKSHME! Këtë verë do jetë vala më e lartë e të nxehtit që prej 1950

Valët e të nxehtit janë rritur shumë si në gjatësi ashtu dhe në intensitet në pothuajse çdo pjesë të botës që nga vitet 1950, sipas studimit të parë që e sheh çështjen në plan rajonal.

Sipas studimit, përshkallëzimi i valëve të tilla është vënë re në mbarë planetin, duke përfshirë Amazonën, Brazilin veri-lindor, Azinë perëndimore e veriore, Mesdheun e jugun e Australisë.

I vetmi rajon i banuar ku nuk u pa një prirje e tillë ishte pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara.

I botuar në revistën “Nature Communications”, hulumtimi tregon se valët e të nxehtit janë bërë më të gjata në 70 vitet e fundit.

Ai ekzaminoi dhe një mënyrë të re matjeje: nxehtësinë cumulative ose intensitetin kumulativ, qe llogarit sa ngrohtësi shtesë lidhet me një event të kësaj natyre përtej pragut tradicional. Rritja mesatare për 10 vjet ishte ndërmjet 1 dhe 4,5 gradësh Celsius, megjithëse në disa vende, si Lindja e Mesme dhe pjesë të Afrikës e Amerikës së Jugut ajo ishte dhe gati 10 gradë Celsius në një dekadë.