Një ditë pas tërmetit të dytë që preku Greqinë, flasin sizmologët. Sipas mediave vendase, sizmologët janë shprehur të shqetësuar pas tërmetit të djeshëm në rajonin e Thesalisë, pasi dyshojnë se kanë të bëjnë me një fenomen të panjohur më parë.
Në një deklaratë për mediat, presidenti i OASP, profesor i gjeologjisë në EKPA, Efthymios Lekkas është shprehur se lëkundjet e djeshme janë aktivizimi I një fenomeni të panjohur të thyerjes.
Ai e ka cilësuar fenomen të rrallë I tërmeteve “binjake”. Sipas tyre një fenomen i tillë është ndeshur në Greqi në vitin 2014, në termetet e Kefalonia. “Këtë fenomen e kemi hasur në zona të tjera sizmike në botë.
Tërmetet e dyfishta kryesore janë diçka e veçantë por jo e panjohur, është një fenomen që është vërejtur nga sizmologë ekspertë ”, ka thënë ai.
Kujtojmë se brenda një jave, Greqia u godit nga dy tërmete, një me 6 ballë dhe dje me 5.9 ballë i