/E fundit: Aktori i njohur shqiptar merr drejtimin e partisë së Nisma Thurje dhe Rudina Hajdarit (Detajet)

E fundit: Aktori i njohur shqiptar merr drejtimin e partisë së Nisma Thurje dhe Rudina Hajdarit (Detajet)

Aktori i njohur, Mirush Kabashi, mund të jetë kryetar i një force të re politike. Megjithëse në gjendje shëndetësore jo perfekte, ai pritet të marrë përsipër drejtimin honorifik të partisë që do të regjistrojë Nisma Thurje dhe Rudina Hajdari.

Aktori i njohur, që prej vitesh mishëron revoltën ndaj sistemit politik nëpërmjet monodramës “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, është bashkuar herët me aktivistët e Thurjes. Rreth 1 vit më parë ai u përfshi në fushatën prezantuese të nismës në gjithë vendin, që përfundoi me një takim të madh në Pallatin e Kongreseve.

Ende nuk ka një vendim zyrtar, por një nga drejtuesit e Thurrjes, Panajot Soko e la të kuptohet gjatë një interviste në Report Tv. I pyetur nëse Rudina Hajdari do të bëhet kryetare e partisë së re, Soko tha se nuk do të ketë kryetar, por nëse duhet për arsye dokumentare, do të propozohet një figurë e njohur, një artist që është bashkuar me vlerat dhe idetë e Thurjes.

Artisti i njohur që është pjesë e pandashme e Nismës, është Mirush Kabashi. Aktori është tërhequr nga aktiviteti për arsye shëndetësore, por mund ta marrë përsipër përfaqësimin, për të dhënë kontributin e tij në sfidën ndaj klasës politike.

Të pyetur nga Dosja.al, drejtuesit e Thurjes nuk kanë bërë komente per një emër kryetari.

“Nuk duam të kemi kryetar në kuptimin klasik, por, nëse duhet për çështje të regjsitrimit në Gjykatë dhe KQZ, d

Do të propozojmë nje figurë të nderuar, mundësisht nga fusha e artit”, thanë ata, pa specifikuar një emër të veçantë.

Megjithatë emri nga fusha e artit tashmë është shfaqur në të gjitha takimet e tyre.

Nëse Mirush Kabashi do të bëhej kryetar i Thurjes, partia e re do të ngjante me lëvizjen “5 yjet” në Itali, që u drejtua nga një aktor si Bepe Grillo.

Kundër sistemit politik dhe sot është partia kryesore e koalicionit qeverisës./Dosja.al