/E FUNDIT/ Humb jetën një puntor brenda aeroportit të Kukësit

E FUNDIT/ Humb jetën një puntor brenda aeroportit të Kukësit

Një person ka gjetur vdekjen në Kukës, në vendin ku po ndërtohet aeroporti i këtij qyteti. Burime ekskluzive bëjnë me dije se personi, i cili punonte në aeroport është shtypur nga një mjet i rëndë, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

Burimet saktësojnë se viktima kishte nisur punë në aeroport gjatë ditës së djeshme, dhe është përballur me këtë fat tragjik.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se viktima është me mbiemër Gashi.