Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ne nje postim ne rrjetet sociale ka shkruar se angazhimi i tij dhe i PD eshte anetarësimi i Shqipërisë në Evropë.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnor sesa të përfundoj një nga shtyllat për të cilat u themelua PD: anëtarësimin e Shqipërisë në Europë.
Nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofroj dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. #SHQIPERIAFITON