/E fundit! Një tjetër deputet shqiptar i infektuar me koronavirus (Foto)

E fundit! Një tjetër deputet shqiptar i infektuar me koronavirus (Foto)

Koronavirusi nuk po kursen më as lider, artistë dhe politikanë. Në Kosovë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka rezultuar i prekur nga Covid-19. Ky lajm është bërë me dije nga vet deputeti Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij deputeti ka shkruar se pavarësisht se është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ka rezultuar pozitiv për virusin. Ndër të tjera ai ka njoftuar gjithashtu se është mirë dhe se përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

“Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.”- ka shkruar Tahiri.