/E fundit: Nusreti i famshëm, viziton Korçën

E fundit: Nusreti i famshëm, viziton Korçën

Mësohet se kuzhinieri i njohur, Nusret Gokçe, aktualisht po shijon qëndrimin në vendin tonë. Siç bëhet e ditur nga burime të sigurta për revistën ‘Bordo’, ai po qëndron në qytetin e Korçës.

“Ndonëse nuk bëhen me dije arsyet apo personat që qëndrojnë pas ardhjes së Nusretit në vendin tonë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se kuzhinieri i famshëm mbrëmjen e kaluar është akomoduar në një prej hoteleve të njohur në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e thjeshtë”, thuhet në revistën ‘Bordo’ .

Ndërkohë, në rrjetin social instagram të kuzhinerit ‘salt bae’ , nuk ka asnjë shenjë që tregon se ai ndodhet në Shqipëri.

Nusret Gökçe, me nofkën Salt Bae, është një kasap, kuzhinier dhe restaurator turk, i cili zotëron Nusr-Et, një zinxhir shtëpish luksoze biftekësh. Teknika e tij për përgatitjen dhe erëzimin e mishit u bë një meme në internet.

Ai dhe restoranti i tij u bënë mjaft të njohur në Shqipëri pasi aty darkuan disa nga ministrat e vendit tonë.Menuja e restorantit ka çmime që nisin nga 400 dollarë për një porcion prej 500 gram mishi….ishte pikërisht kjo arsyeja pse shkaktoi kaq shumë bujë në mediat shqiptare.