/E fundit! Pëson defekt në fIuturim avioni me të cilin po udhëtonte Edi Rama

E fundit! Pëson defekt në fIuturim avioni me të cilin po udhëtonte Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar se ka pasur një defekt avionin që ishte duke udhëtuar nga Turqia për në Shqipëri.

“Dje kur erdha nga Turqia për të sjellë vaksinat, patëm një problem me avionin se na u desh të prisnim më gjatë sepse u anulua. Faktikisht ardhja e avionit ushtarak që do të sillte vaksinat ishte me vonesë se pista nuk e përballon një kategori të caktuar të avionëve.

Jam shumë optimist për ndryshimin e pronësisë së aeroportit dhe kalimin e përgjegjësisë së aeroportit të Rinasit nga një palë duar që ishin qamet i madh në një palë duar shqiptare është se të gjitha pikat në kontratën koncesionare janë në rendin e ditës dhe nuk kemi të bëjmë me një kinez që nuk dimë ku ta gjejmë e ku ta kapim, por me një kompani shqiptare që është shumë më e mundur të funksionojë kërkesa e llogarisë.

Investimi në pistë do të fillojë shumë shpejt sepse dhe ne kemi programin e vendosjes së linjës me SHBA të Air Albanias dhe është e pamundur të ndodhë nëse nuk kemi një pistë për avionë që janë për fluturime të tilla. Besoj që do të jetë funksionale”, tha Rama.