/E fundit! Shteti fqinj nga nesër hap kufirin per gjithe shqiptaret

E fundit! Shteti fqinj nga nesër hap kufirin per gjithe shqiptaret

Ditën e nesërmem Mali i Zi do të hapë kufijtë me disa vende të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, Boban Mugosha theksoi se kufijtë do të hapen për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë -Hercegovinës dhe Serbisë.

Ai sqaroi më tej se ata persona që duan të futen në Mal të Zi duhet të kenë bërë tes tin e KOVlD. “Për të hyrë në Mal të Zi duhet testi ”, tha ai.

Po ashtu, ai nënvizoi se vendimi për hapjen e kufijve është marrë për arsye të situatës së përkeqësuar në fushën e turizmit.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që të përcaktohen edhe detaje të tjera për procedurat që duhet të aplikohen për tu futur në Mal të Zi.