syntax error, unexpected '<', expecting end of file

E fundit! Shtrohet me ur.gjence në spitaI ish-kryeministri, mësohet se u rrëzua në shtëpinë e tij

Mediat italiane shkruajnë se ish-kryeministri Silvio Berlusconi e ka kaluar natën e djeshme në spital, pasi është rrëzuar në shtëpinë e tij në Romë.

Sipas mediave ai është penguar dhe pas kësaj menjëherë është drejtuar për në spital. Si pasojë ai ka marrë mavijosje të shumta në trup dhe për këtë arsye ka shkuar në Milano, ku po kryen ekzaminime më të detajuara.

Kujtojmë se Berlusconi u shtrua në një spital të Monacos muajin e kaluar për shkak të problemeve kardiake. Ai gjithashtu i është nënshtruar një operacioni në zemër në vitin 2016, si dhe ka fituar betejën me kancerin e prostatës.

Po ashtu shtatorin që lamë pas, ai u shtrua në spital pasi u infektua me koronavirus. Në një intervistë për mediat, ai e përshkroi betejën me virusin si “sfidën më të madhe të jetës së tij”.