Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë mesditën e sotme.
Lëkundjet me magnitudë 5.5 të shkallës Richter e kishin epiqendrën rreth 23 km nga Sincik, një zonë në provincën e Adıyamanit.
Thellësia e goditjeve ishte 7 kilometër, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera.
Deri me tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.
