‘’E kanë mbajtur përkrahësh kur ka dalë nga avioni, dimë dhe personin që e ka pritur në Berlin Ramën’’’

    0
    393

    Gazetari, Çim Peka ka thënë në në RTV Ora se kryeministri Edi Rama në një spitaI në shtetin gjerman. Peka tha më tej se Rama ka udhëtuar të hënën me avion drejt Gjermanisë, por nuk e kupton se përse duhet ta mbajë të fshehtë këtë gjë.

    Gazetari vazhdoi duke thënë:

    Nuk e dimë se ku është zoti Rama. Ka katër ditë që mungon. Zoti i çoftë shëndet. Reagimi i tij ishte konfirmin ndaj Çim Pekës. Asnjë zyrtar nuk zh.duket për katër ditë dhe nuk jep vë ndodhjen. Unë i uroj shëndet, sëmundjen nuk ja uroj askujt. Por një Kryeministër që zh.duket për katër ditë dhe nuk tregon vendodhjen ai po fsheh diçka. Me burimet që kam publikova dhe sms-të dhe konfirmimin që ai njeri ka qenë në spitaI. Ka qenë me emrin Edi Rama apo Mustafa Rama këtë e themi më vonë, ta thotë dhe Rama vetë. Por absolutisht atë ditë që është kthyer nga Berati lajmin e dha dikush tjetër që Rama ishte në Spitalin Amerikan.

    Përgënjeshtrimi i tij nuk ishte një përgënjeshtrim, nxori një tablo që nuk thoshte asgjë. Thoshte kam qenë për katër orë në studio dhe po pikturoja se isha i frymëzuar. Nxori foto të tablosë por jo të veten. I lejohet të sëmuret por pse e fsheh? Një kryetar shteti kudo në botë është i detyruar që publiku të jetë i informuar mbi të, edhe për çështje shëndetësore.’’
    Ndër të tjera Peka gjatë fjalës së tij ka thënë se Rama ka 1000 mëkate por nuk është mëkat të jesh sëmurë dhe se Rama ka qenë i shoqëruar të hënën kur është nisur me avion drejt Gjermanisë. Gjithashtu ai ka thënë se e di dhe se kush e ka pritur në Berlin.

    Gazetari ka shtuar edhe se:

    E vërteta është se Rama ka ikur të hënën me avion, ka qenë i shoqëruar por nuk po them me kë. Ka pasur dëshmitarë pa fund. Nuk ka qenë në gjendje të mirë, është mbajtur dhe përkrahësh kur ka dalë nga avioni. Dimë dhe personin që e ka pritur në Berlin. Gjithësesi i urojmë shërim të shpejtë. Urojmë të mos ketë gjë serioze. Që nga djegia e mandateve ka marrë valixhet dhe në asnjë rast protestë Rama nuk është në Tiranë. Po e shfaq pa.nikun. Rama deklaroi në Berat se le të bëhet çdo gjë, unë nuk iki. Ai ka pranuar kapitullimin dhe i ka thënë çdo shqiptari që unë kam luajtur mendsh.’’