E keni para syve: forma e gishtave zbulon për ty atë që mendja s’mundet dot!

0
310

A e dije se ti mund ta njohësh një person vetëm duke parë i formën e gishtave? Mund të duket paksa budallallëk por do të habiteshe se sa e saktë mund të jetë.

Thjesht shiko figurën dhe më pas gishtat e tu, a i përket modelit A,B apo C? Zgjidh formën e gishtit tënd dhe lexo nëse do ta zbulosh.

Mund të shohësh formën e gishtave të miqve gjithashtu për të zbuluar pak më shumë për personalitetin e tyre.

Modeli A
Nuk je shumë tip i hapur dhe nuk i ndan lehtë ndjenjat me të tjerët. Ti gjithmonë përpiqesh të shfaqesh më i/e fuqishme dhe i/e pavarur se sa je në të vërtetë. Je një njeri emocional dhe sapo të afrohesh me dikë mund të jesh shumë mirë.

Ti i urren gënjeshtrat, hipokrizinë dhe pandershmërinë sepse këto janë kundra parimeve të tua. Je i rezervuar kur vjen puna për të shfaqur anën emocionale dhe do të shfaqesh i qetë dhe i fortë. Njihesh si një person paksa ekscentrik dhe arrogant. Nuk je shumë tolerant.

Të pëlqen të qeshësh dhe ti mund të qeshësh me çdo gjë për aq kohë sa të tërheq, edhe nëse nuk është ndonjë gjë për të qeshur. Mimikat e tua i tregojnë të gjitha mendimet që ke. Zakonisht je i ftohtë me njerëzit me të cilët nuk je edhe aq i afërt, por mund të jesh gjithashtu tejet i ndjeshëm me miqtë dhe familjarët.

Modeli B
Nuk të pëlqen të jesh i pari për t’iu afruar dikujt apo i pari që ndërmerr veprime. Je shumë besnik dhe i devotshëm. Nëse fillon të biesh në dashuri me dikë, do t’ia përkushtosh të gjithë vëmendjen gjatë gjithë kohës.

Thellë brenda teje ke një shpirt shumë të ndjeshëm, edhe pse me raste mund të mos duket ashtu. Shpesh njerëzit krijojnë përshtypjen e gabuar sepse ti shtiresh sikur nuk di asgjë me qëllim që të mos lëndosh ndjenjat e dikujt.

Je shumë i/e përkushtuar, sapo të vendosesh për diçka, do të japësh maksimumin tënd për ta çuar deri në fund. Ti ke frikë se lëndohesh. Ti do që njerëzit të mendojnë se nuk ke nevojë për askënd, por ti ëndërron që të gjesh shpirtin binjak. Ti do të qëndrosh i/e qetë edhe kur ndjehesh shumë në parehati për diçka.

Modeli C
Ti i harron me lehtësi gjërat që të mërzisin dhe nuk mban mëri. Nuk të pëlqejnë territoret e panjohura. Ti shqetësohesh kur ke të bësh me diçka të re apo të panjohur. Je i respektueshëm ndaj mendimeve të njerëzve të tjerë.

Ndonjëherë mund të bëhesh urdhërues sepse egoja jote është tejet e lartë kur argumenton me njerëz të tjerë. Por më pas do të jesh i/e para që kërkon falje. Nuk je shumë i hapur në lidhje me problemet dhe ndjenjat e tua, i mban ato gjithmonë për vete.

Je shumë i/e drejtëpërdrejtë dhe e di shumë mirë se çfarë të pëlqen dhe çfarë jo. Ty gjithashtu të pëlqen që njerëzit të mund të të besojnë dhe të mbështeten tek ty.